“Heronjtë e heshtur pushohen nga puna”,Tavo:73 punonjës të bluzave të bardha janë larguar nga puna prej PPP-ve

E mërkurë, 29 July 2020 14:32

Tavo: Shqipëria rrezikon anulimin e negociatave, Rama po saboton zgjedhoren se i ka të humbura zgjedhjet

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka denoncuar në rrjetet sociale, largimin nga puna të mjekvëe. Tavo bën me dije se janë larguar nga puna 73 punonjës të bluzave të bardha duke shtuar me ironi se ky është shpërblimi që qeveria u dha heronjëve të heshtur.

Tavo ka publikuar një dokument të lëshuar nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, ku theksohet se arsyeja e pushimit nga puna është bërë pasi bërja e testeve ndaj Covid-19, mund të kryhet edhe në spitalet private.

“Pushimin nga puna të 73 punonjësve në Shërbimin e Laboratorit Imunologjik, Shërbimin e Laboratorit Klinik Biokimik dhe Shërbimin e Laboratorit Mikrobiologjik, aktualisht të emëruar në pozicionet:
Mjek, kryelaborant, biolog, laborant, infermier dhe kujdestar kafshësh, për arsye të zbatimit të kontratës me koncesionarin.”- thuhet në dokument.

Më tej Tavo shton se për këtë arsye bluzat e bardha detyrohen të emigrojnë drejt Gjermanisë, ndërkohë që bën thirrje të mbrohen.

“Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna! Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.
Turp!”- shkruan Tavo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...