Yuri Kim mesazh KLGJ-së:Mungesa e një Gjykate të Lartë vonon pranimin e Shqipërisë në BE

E Enjte, 30 July 2020 09:32

Ambasadorja amerikane u ka bërë apel institucioneve të drejtësisë të avancojnë me plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës së Lartë. Gjatë takimit ku u prezantua udhërrëfyesi për funksionimin e Gjykatës së Lartë, Kim u dërgoi një mesazh gjyqtarëve, të cilëve u kërkoi të mos u dorëzohen presioneve.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, i kërkoi KLGJ-së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Deklarata e ambasadores është bërë gjatë prezantimit të “Udhërrëfyesit për funksionimin e Gjykatës së Lartë”, ku Kim ka theksuar mbështetjen edhe një herë të SHBA-së për Reformën në Drejtësi.

“Nëse Gjykata e Lartë nuk është funksionale, drejtësia jo vetëm që vonohet, por mohohet. Nëse nuk është funksionale, gjykatat e niveleve më të ulëta vuajnë nga mungesa e udhëzimeve për standardizimin e praktikës, që do të thotë se qytetarët mund të mos gëzojnë një drejtësi të balancuar. Nëse nuk është funksionale, edhe Gjykata juaj Kushtetuese gjithashtu nuk mund të jetë funksionale, e cila më tej degradon të drejtën e çdo qytetari për ndihmë dhe pengon një funksion të rëndësishëm të funksionimit të ndarjes së pushteteve (kontrollit dhe balancës) në qeveri.

Mungesa e një Gjykate të Lartë funksionale vonon gjithashtu përparimin e pranimit të Shqipërisë në BE, gjë që sërish prek çdo qytetar në këtë vend”. Ambasadorja shprehu mbështetjen e SHBA-së ndaj Reformës në Drejtësi, duke premtuar se këtë do ta bëjë edhe në vijim.

YURI KIM

“E lumtur për të dëgjuar planin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë për zvogëlimin e çështjeve dhe arritjen e funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë para fundit të vitit 2020. Kjo është një kohë shumë sfiduese dhe kështu gatishmëria dhe aftësia juaj për t’u përshtatur është më e rëndësishme se kurrë. Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë. Nuk ka asnjë fushë të vetme të jetës, publike apo private, të pandikuar nga pandemia aktuale globale. Në të gjithë botën udhëheqësit po gjejnë rrugën e tyre përmes rrethanave jashtëzakonisht të vështira.

Dhe si në çdo krizë, udhëheqja po testohet, por mbetet një e vërtetë thelbësore: ne vazhdojmë të mbështetemi në komunikim të qartë dhe të hapur, kreativitet, dhe qëndrueshmëri dhe adaptim për të frymëzuar dhe fuqizuar ekipet tona që të punojnë dhe të mbetemi të unifikuar në vizionin dhe qëllimin tonë, përkundër ndonjë prej sfidave me të cilat përballemi. Duke vazhduar, të gjithë ne e kuptojmë se sistemet gjyqësore me performancë të mirë themelohen në një bazë të fortë për ndërtimin e lidhjeve të besimit publik, duke u përqendruar në përgjegjshmëri dhe transparencë, dhe përfshirjen në komunikim proaktiv.

Për këtë qëllim – ndërsa përballeni me sfidat e COVID19 dhe madje disa që ende shërohen nga tërmeti – unë i bëj thirrje çdo anëtari të Këshillit, Kryetarit të Gjykatës dhe zëvendëskryetarit, të ruani fokusin tuaj në kompetencat e përgjegjësisë dhe mundësinë për të qëndruar në rrugën e duhur. Të gjithë e dimë se rruga e duhur shpesh nuk është e lehtë. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në Shqipëri. Unë kërkoj që të gjithë ju të komunikoni më shumë me njëri-tjetrin dhe me publikun, që të vendosni një strategji krijuese dhe efektive. Një sistem i fortë drejtësie që mund të shërbejë si bazë e përparimit ekonomik.

Gjykata tani përballet me një sfidë të jashtëzakonshme me COVID-19, por kjo nuk do të thotë që puna të ndalet. Nuk do të thotë që qytetarëve t’u mohohen shërbimet ose që Këshilli i Lartë Gjyqësor të ndalojë në emërimin e gjyqtarëve, këshilltarëve juridikë ose mekanizmave të tjerë mbështetës. Përkundrazi, këto burime shtesë bëhen edhe më kritike për funksionalitetin e përgjithshëm dhe të vazhdueshëm të Gjykatës. Gjykata e Lartë ka shumë detyra. Nëse Gjykata e Lartë nuk është funksionale, drejtësia jo vetëm vonohet, por mohohet. Nëse nuk është funksionale (Gjykata e Lartë), gjykatat më të ulëta vuajnë nga mungesa e udhëzimeve për standardizimin e praktikës, që do të thotë që qytetarët mund të mos gëzojnë një drejtësi të balancuar. Nëse nuk është funksionale, Gjykata Kushtetuese gjithashtu nuk mund të jetë funksionale dhe pengon një funksion të rëndësishëm kontrolli dhe ekuilibri në qeveri.

Mungesa e një Gjykate të Lartë funksionale vonon gjithashtu përparimin e pranimit të Shqipërisë në BE, gjë që, përsëri, prek çdo qytetar në këtë vend. SHBA-ja mbështet Reformën në Drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë është e fortë dhe do të mbetet e tillë. Dhe unë jam personalisht e përkushtuar si përfaqësuesi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të bëj gjithçka që mundem për të mbështetur funksionimin e Gjykatës së Lartë. Janë më shumë se 35,000 dosje. Dhe unë mezi pres të them se si BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara mund t’ju mbështesin për këto zgjidhje konkrete.

Ne patëm një diskutim të mirë dhe mendoj se në atë kontekst unë mund t’ju quaja heronjtë e Shqipërisë. Dhe është e vërtetë. Por heroizmi nuk është i lirë, nuk është i lehtë, kërkon sakrificë, kërkon vendime të guximshme, kërkon aftësinë për t’i rezistuar presionit dhe sulmit. E di që po sulmoheni. Shpresoj të qëndroni të fortë. Sepse ky është një moment vërtet i rëndësishëm. Nëse i nënshtroheni presionit tani, nëse vendosni të mos bëni gjënë e duhur sepse është më e lehtë të shmangni konfliktin, atëherë nuk do të jeni heronj, nuk do të nderoheni”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...