Skandal në Kuvend.Deputetët:Janë falsifikuar firmat për ndryshimin e Kushtetutës

E Enjte, 30 July 2020 10:58

 

“Kushtetuta është keqpërdorur, është gjendje fatkeqësie dhe jo e jashtëzakonshme”
Ndryshimet Kushtetuese në Kuvend po kalojnë përmes skandaleve ligjore dhe proceduriale. Dy deputetë të pavarur opozitarë kanë denoncuar në nisje të seancës falsifikimin e procesverbaleve dhe firmave të ligjvënësëve që kërkojnë ndryshimet në Kushtetutë.

Deputetët opozitarë Adriatik Alimadhi dhe Kujtim Gjuzi deklaruan në seancë se dokumentet parlamentare janë falsifikuar dhe nuk përmbajnë firmat reale. Kujtim Gjuzi deklaroi votën kundër ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit dhe paralajmëroi deputetët e PS se do të shkojnë në burg.

Ndërsa deputeti Adriatik Alimadhi tha se një pjesë e deputetëve që kanë firmosur nuk e kanë idenë se çfarë janë këto ndryshime kushtetuese dhe çfarë përfaqësojnë. Por ka në listën e paraqitur gjoja në emër të deputetëve një lloji firme, në emër të disa deputetëve. Ekspertiza ligjore të kryejë verifikimet.

“Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore. S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur kushtetuta ka një gjithëpërfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më sakt për ndryshimet kushtuese. I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm kushtetuese privon liritë dhe të drejtat”, tha Alimadhi.

Pavarësisht denoncimeve që e bëjnë të pavlefshëm votimin socialistët janë të vendosur të votojnë ndryshimet Kushtetuese

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...