Jane zbuluar detaje nga dosja 339 ku zbardh edhe disa përgjithe ekskluzivisht për News24 dhe BalkanWeb nga dosja hetimore tashmë në GJKKO.
Sipas përgjimeve rezulton se si ”Niçja” i Shijakut, apo me emrin real Astrit Avdyli ka pasur një rol në manipulimin e rezultateve në Shijak.
Dhe pikërisht del dhe një bisedë me Armelind Zezën, i cili akuzohet se ka votuar 23 herë ne emër të emigrantëve në një qendër votimit në Rubjekë.
Vetë ‘Niçja’ interesohet për rezultatin dhe Armelind Zeza sipër përgjimit i thotë se kutitë u mbyllën, mbaruan punë pasi edhe vulosën shpejt e shpejt 23 fletë votimi dhe i futën brenda kutive.
PJESË NGA PËRGJIMET
Altin Avdyli: Hë Timo
Shpëtim Marku: Ktu o vllai jot këtu jam, mos ki merak fare, këtu jemi
Altin Avdyli: Si po dalim atje mo ja q… m…?
Shpëtim Marku: Kësmet se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja se do fitojmë. E hudha dhe votën e plakut që o në Itali dhe kta gjaku im miqt e mij e ca janë gjithë këta
Altin Avdyli: Aman o Shpëtim, shife vetë.
Artan Gjigja: O Niçe jemi këtu në Rad, dhe jena tu u tall. Këta s’e marrin seriozisht ku u japim lekë.
Astrit Avdyli: Hajde se ja tregoj unë tani.
Altin Avdyli
Armelind Zeza, arrest shtëpie: 23 qytetarëve në Rubjekë të votojë. Ndërkohë që ishin
Armelin Zeza: Niçe
Astrit Avdyli: Hë
Armelin Zeza: U mbyllën kutitë këtu
Astrit Avdyli: Si janë punët?
Armelin Zeza: I futëm 23 vota në kuti.
Astrit Avdyli: A i mbyllëm?
Armelin Zeza: Jena tull fare. I vulosëm shpejt e shpejt. Edhe i futëm 23 aty.