Meta-Ramës:U mburre me babanë vrasës, do të përgjigjemi shqiptarisht

E Enjte, 30 July 2020 15:35

 

Përveç mesazhit të ashpër kundër ndryshimit të njëashëm të kushtetutës, presidenti Ilir Meta ka bërë edhe një paralajmërim për Edi Ramën.

Meta i kujton Ramës, se ky i fundit u mburr sot në Kuvend, se është djali i Kristaq Ramës, komunistit vrasës, që me firmën e tij vari në mes të Kukësit, poetin Havzi Nela.
Më pas, Meta i thotë Ramës, se do ti përgjigjet shqiptarisht dhe shqiptarisht do të thotë, sy për sy e dhëmb për dhëmb, deri në fund.

‘Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre.

 

Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike.

Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë.

Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund!’, shkruan Meta në mesazhin e tij për Edi Ramën.

Login to post comments