Analisti Mark Marku, ndërsa komentoi ndryshimet kushtetuese që u miratuan sot në Kuvend, për hapjen pjesërisht të listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, tha se Shqipëria po i largohet gjithnjë e më shumë BE-së.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, mark Marku u shpreh se me këtë veprim Rama, por edhe Shqipëria, “e kanë humbur datën për hapjen e negociatave”.
marku1
“Me këtë që ka bërë Rama është humbur data për negociatat. Cdo ditë e më shumë po largohemi nga BE. Me këtë që ka bërë Rama do ketë pasoja për vendin. Jemi futur në një situatë kaotike, Rama ka prishur të gjithë procesin e nisur në Këshillin Politik.
Pashë edhe deklaratën e Yuri Kim që shprehte zhgënjim nga veprimi i Ramës dhe ftonin për negociata në Këshillin Politik? Po pse të ketë negociata kur ai i pengoi koalicionet zgjedhore? Unë nuk them të mos bëhen por Rama ka hedhur në erë mundësinë që të shkohet qetësisht në zgjedhjet e ardhshme. Unë e shoh të vështirë që palët të gjejnë konsensus. Megjithatë them se pavarësisht se është shkelje e rëndë e të drejtave pengimi i koalicioneve, them që kjo nuk e bën opozitën të humbë zgjedhjet. Pra, opozita madje duhet të bëhet më e fortë dhe të nisë një lëvizje kundër Ramës.
PS edhe sot po të votohet nuk është parti e parë, se nuk ka mundësi të bësh këto manovra, manipulime për të marrë e blerë zgjedhjet. Nëse i ke, pse duhet t’i blesh?”,- tha Marku.
Sipas tij, opozitës i takon që të nisë një lëvizje për rrëzimin e Ramës, madje edhe të nisin protestat.
“Opozitës i takon të krijojnë një lëvizje të gjërë, të krijojnë një aleancë për rrëzimin e Ramës. PD vetë të hapet kundrejt shoqërisë, t’ju garantojë programe, miniprograme aktorëve që do të duan të përfshihen, duhet të ndryshojnë logjikën e funksionimit të tyre. Unë besoj që ka arsye që të ketë protesta”,- tha ai.