Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë për Kurban Bajram. Ai shpreson që e ardhmja t’I gjejë pa COVID-19.
Hoti ndërkohë i bën apel besimtarëve që të festojnë në shtëpitë e tyre pasi me këtë gjest dhe akt ndihmojnë heronjtë e vijës së parë të frontit në spitale ndaj COVID-19.
STATUSI NGA AVDULLAH HOTI
Të nderuar besimtarë,
Me fat Kurban Bajrami. Uroj dhe lutem që të keni shëndet të mirë ju dhe familjet tuaja. Dua të besoj se festat e ardhshme do t’i presim në një situatë krejt normale, pa pandemi, me gëzime e me sfidat e zakonshme që ka jeta.
Sot festoni në shtëpitë tuaja dhe lutuni për familjarët, miqtë, vendin dhe mbarë njerëzimin.
Duke qëndruar në shtëpi i ndihmojmë heronjtë e vijës së parë të frontit – stafin tonë shëndetësorë, të cilët po përballen me këtë pandemi për gjashtë muaj pa pushim. Edhe sot në këtë ditë feste, ata janë duke u kujdesur për qytetarët në nevojë.
T’i respektojmë masat sot, që të festojmë përjetë e mot.