Përgjimet e reja me `Niçen` e Dosjes 339,E hudha votën e plakut që o në Itali…

Premte, 31 July 2020 10:55

 

Pas skandalit të SPAK, i cili më në fund veproi duke `arrestuar` edhe 2 komisionierë të vdekur për atë pjesë të dosjes `339` që përmban vjedhjen dhe manipulin e zgjedhjeve të vitit 2017 veçanërisht në zonën e Durrësit dhe Shijakut, janë zbardhur edhe përgjime të tjera.Altin Av

Altin Avdyli ose i shumë-njohuri si “Niçja”, eksponent i një prej organizatave më të mëdha kriminale në atë zonë i cili nga përgjimet del si mik dhe bashkëpunëtor me ish-kryebashkiakun socialist të Durrësit Vangjush Dako është kapur duke biseduar me qytetarë të ndryshëm për manipulimin dhe blerjen e votave.______________Përgjimet telefonike kanë nxjerrë zbuluar faktin se në disa qendra votimi të Shijakut në vitin 2017 ishte votuar për persona që nuk ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.
Sipas një fashikulli të dosjes voluminoze `339`, protagonist në datën 25 qershor 2017, Niçja flet me një person me emrin Shpëtim, që sipas prokurorisë ditën e zgjedhjeve ka votuar për babanë e tij në Itali.

Shpëtim M.: O Niçe.

 

Niçja: Hë Timo.

Shpëtim M.: Ktu o vlla jom, ktu jom mos ki merak fare, këtu jemi.

Niçja: Po si do dalim atje mo ja q… m…

Shpëtim M.: Kismet zotit se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja, do fitojmë. E hudha votën e plakut që o në Itali. Këta gjaku im e miqtë e mi ça janë gjithë këta.

Niçja: Aman o Tim, shife vetë aman.

Shpëtim M.: Iktu është vllai jot, vetëm ujë kena pi, këtu do rrimë deri, a kupton.

Në një tjetër bisedë, Niçja komunikon me një tjetër person, ku flitet për shpërndarje parash.

Niçja: Hë Llan, ku je?

Artan Xh.: O Niçe, këta këtu në Radë janë tu u tall me robt.

Niçja: Kush?

Artan Xh.: Këta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten… jo vëzhguesit e gjona.

Niçja: Hajde se e rregulloj unë tashi.

Artan Xh.: Jo o burrë, se o gjynof.

Sipas prokurorëve të SPAK, komisionerët e tre qendrave të votimit në Shetel dhe Rubjek në Shijak me dijeni të plotë kanë lejuar votimin nga persona të tjerë për 52 persona që ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...