Doris Pack:Rama po luan një lojë të rrezikshme! BE zgjohu!

Premte, 31 July 2020 14:04

 

Doris Pack, kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane (PPE), ka reaguar ashpër për votimin e njënashëm të ndryshimeve Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë, ditën e djeshme.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Pack shprehet se kryeministri Edi Rama po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipëri.

Pack shprehet se “janë shumë për të ardhur keq dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të socialistëve në pushtet që thyen konsensusin e arritur me opozitën, bashkë me ndërkombëtarët. Dje u ndryshua në mënyrë të njëanshme Kushtetuta”.

Ish-eurodeputetja e njohur u bënë thirrje vendeve dhe institucioneve të BE-së që të zgjohen dhe të reagojnë. Mesazhi i Pack vjen pas disa deklaratave kontradiktore të deputetëve të PE, ku votimi i djeshëm vlerësohet si pozitiv. Në fakt, një pjesë e tyre ose nuk kanë informacion për ndryshimet kushtetuese ose janë pjesë e lobimeve të PS-së.

Login to post comments