Patrick Voller, Sekretari per Marrëdhëniet me Jashtë në EPP, ka reaguar mbi ndryshimet kushtetutese të miratuara dje nga Parlamenti Shqiptar.

Premte, 31 July 2020 16:10

Në një mesazh në twitter, Voller shkruan: “Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”.

Reagimi i Voller vjen në vijim të një reagimi të unifikuar të faktorit ndërkombëtar, që njëzëri ka shprehur keqardhjen që ndryshimet kushtetuese, duke i cilësuar ato të njëanshme,

Apeli i tyre është që reflektimi i këtij ndryshimi në Kodin Zgjedhor të bëhet me konsensus dhe palët të vijojnë punën në Këshillin Politik.

Login to post comments