‘Rotacioni është i mundur’/ Nazarko: Opozita mund të fitojë zgjedhjet edhe me ndryshimet kushtetuese

Premte, 31 July 2020 18:50

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, analisti Mentor Nazarko deklaroi se u bënë nga qeveria Rama me qëllim që PS-ja të maksimizojë votat në zgjedhje dhe të dalë forcë e parë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Nazarko tha se në këtë pikë ku ndodhemi është e pamundur që kundërshtitë e opozitës të ndërkombëtarizohen, pra të marrin mbështetjen e të gjitha kancelarive europiane, .

 

“Shqipëria ka një Kushtetutë që ndryshon që po bëhet gjithnjë e më e hollësishme, e shoh të vështirë që kodifikimi të modifikojë thelbin kushtetues. Ndryshimet kushtetuese prishin statusquo-në e mënyrës se si ndahen plaçkat e luftës, në këtë rast votat. Rama nuk ka pasur këtë shqetësim, ai do të përmirësojë pozitën e PS në këto zgjedhje duke synuar të jetë partia e parë. Kodifikimi që pritet të bëhet në Këshillin Politik e shoh të vështirë që të ndryshojë thelbin e këtyre ndryshimeve kushtetuese, që bëhen në mënyrë të njëanshme, është e pazakontë. Kjo do shndërrohet në temë, por e shoh të vështirë që kauza e opozitës të ndërkombëtarizohet. Pra nuk mund të shndërrohet në një qëndrim unanim të gjithë kancelarive botërore.

 

‘Në këto kushte, opozita duhet të jetë më konstruktive pasi ka shanse të sjellë rotacion në zgjedhjet e vitit 2021’, tha Nazarko.

 
 

“Ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë ndonjë të drejtë themelore të individëve, rrisin barazinë e votës kështu që opozita duhet të përpiqet që nëpërmjet kodifikimit të modifikojë diçka ndonëse statusquo-ja është prishur. Kjo bën që partitë e vogla të humbin shanse për vota.

Opozita duhet të demonstrojë besim. Objektivi i çeljes së negociatave është interes kombëtar dhe çdo lloj destabilizimi si protestat janë mjete të provuara tashmë nuk besoj se ndryshojnë diçka në tavolinë. Besoj se duke ndjekur linjën konstruktive, pozitiviste do ketë më shumë benefite. Mund të fitojë edhe me këto ndryshime. Rotacioni është i mundur”,- tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...