Afrim Krasniqi: Rama ka frikë, po ndryshon sistemin që e bëri kryeministër

Premte, 31 July 2020 23:19

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike ka deklaruar në emisionin “Provokacija” se Rama po përpiqet të ndryshojë sistemin me të cilin erdhi në pushtet pasi tashmë i rrezikohet pushteti i tij.

Krasniqi tha se Rama është një personat që ka qëndruar më gjatë në pushtet sa i takon pozitave të tij duke nisur që nga posti i ministrit të Kulturës në vitin 1998.

“Pjesa më e madhe e kupolës politike nuk kanë profesion tjetër përveç politikës. Opozita bëri ndoshta një bast të gabuar me veten. Nëse Basha do kishte dalë dje të fliste me 10 qytetarë do jepte më shumë shpresë se sa me 10 kryetarë partisë në krah.

Rama është prej 22 vitesh në pushtet. Ka pasur bodigardë dhe makinë më shumë se të tjerët. Jemi vendi i parë që ndryshojmë kushtetutën online. Shteti që na është premtuar ka qenë komplet tjetër”, tha ai.

Duke u ndalur te roli i opozitës dhe qëndrimi i saj përballë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Krasniqi tha se opozita do ta ketë mjaft të vështirë të sjellë një listë konsesuale.

“Opozita do ta ketë shumë të vështirë të bëjë një listë konsesuale. Rama ka ardhur në pushtet me një sistem dhe nuk mund ta ndryshojnë atë kur vihet në pikëpyetje pushteti jot.

Rama e ka të vështirë të gjejë parti koalicioni. Nuk ka rëndësi për mua kush fiton zgjedhjet e ardhshme. Nëse ato bëhen për një krizë të re politike ne kot themi që duam të hyjmë në BE. Ndërkombëtarët e thonë në ccdo lloj bisedimi”, u shpreh Krasniqi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...