Erion Dasho:Korriku muaj i dhimbshëm, vdekjet 5 herë më të larta se Italia

Saturday, 01 August 2020 09:15

Eksperti i shendetit publik, Erion Dasho ben nje analize te situates se koronavirusit ne vendin tone, gjate muajit qe sapo lame pas, korrikut, qe ai e quan nje muaj te dhimbshem. Ne fakt ishte ashtu, me 93 jete te humbura nga virusi.

Sipas Dashos jane nje sere gjerash qe nuk kane funskionuar, qe ai i analizon me poshte, por ben edhe nje paralajmerim per stinen e virozave qe na pret pas gushtit.

Postimi i plotë:

STATUSI I FUNDJAVËS, 8.01.2020

COVID-19: MËSIMET E KORRIKUT

Korriku ishte një muaj i dhimbshëm. 93 jetë të humbura nga COVID-19 përkthehen në mbi 33 vdekje për 1 milion banorë. Për të njëtjën periudhë, Spanja aq e goditur gjatë muajve të parë të epidemisë dhe me një popullsi 17 herë më të lartë se Shqipëria pati vetëm 90 vdekje!

Në se krahasimet bëhen për 1 milion banorë, pamja duket qartazi më e rëndë. 33 vdekje për 1 milion banorë në Shqipëri janë 16 herë më të larta se Gjermania madje edhe 5 herë më të larta se Italia që ishte vendi më i goditur prej COVID-10 në Europë. Gjatë muajit korrik, Gjermania pati vetëm 2 vdekje dhe Italia vetëm 6 vdekje për 1 milion banorë.

ÇFARË NDODHI NË SHQIPËRI DHE SI ARRITI SITUATA DERI NË KËTË PIKË?

Së pari, dështoi drejtimi dhe organizimi i përgjigjes ndaj epidemisë. Politikanët dhe drejtuesit shqiptarë vazhdojnë t’a lidhin punën me dukjen. Për ta dalja në kamera duke dhënë këshilla, duke inspektuar apo edhe duke kërkuar llogari, është bërë sinonim i punës. Me sa duket, virusi nuk u impresionua aspak nga kjo dhe vazhdoi “punën” e vet i papenguar.

Së dyti, komiteti i ekspertëve konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e vet. Nuk u kuptua tendenca e qartë e muajit qershor ku u konstatuan më tepër raste COVID se gjatë tre muajve të parë të epidemisë (1,398 përkundrejt 1,137) dhe një numër pothuajse i njëjtë vdekjesh (30 jetë të humbura në qershor përkundrejt 33 jetëve të humbura gjatë mars-maj). Komiteti jo vetëm që nuk e kuptoi këtë tendencë, por qëndroi refraktiv edhe ndaj paralajmërimeve që erdhën prej autoriteteve shkencore shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Korriku ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qershorit.

Së treti, ende nuk po aplikohet trinomi Testo-Gjurmo-Trajto. Për nga numri i testeve Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e fundit në Europë. Megjthëse mesatarja e rasteve gjatë muajit korrik ishte 7 herë më e lartë në krahasim me periudhën mars-maj, numri i testeve u rrit më pak se 2 herë duke arritur një shkallë pozitiviteti mbi 20%. Gjurmimi korrekt me këtë numër rastesh është i pamundur sepse personeli i angazhuar është i njëjti me periudhën e parë të epidemisë. Trajtimi vazhdon të jetë i përqendruar në QSUT dhe Shefqet Ndroqi, duke bërë që pacientëT të paraqiten me vonesë për të kërkuar kujdes të specializuar, çka mund të jetë ndër arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë.

Së fundi, parandalimi primar vazhdon të jetë i goditur rëndë me një publik thellësisht mosbesues ndaj masave që i komunikohen. Nuk zbatohet distancimi social, mbajtja e maskave në mjedise publike, madje as edhe izolimi i personave të diagnostikuar apo të dyshuar. Kjo sepse qeveritarët vazhdojnë të japin shembuj papërgjegjshmërie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk përdorte maskë në takime me njerëzit deri dy ditë para se të diagnostikohej me COVID, Kryministri bën gallatë në publik duke e quajtur COVID-in “stafetë”, kurse Parlamenti mblidhet në sesion të rregullt (jo online) në kohën kur një koleg i tyre nisej për trajtim të specializuar për COVID jashtë vendit. Në këto kushte, a duhet publiku të besojë refrenin e përditshëm që bën thirrje për mbajtjen e maskës në publik?!

KORRIKU VËRTETOI SE PËRGJIGJA SHQIPTARE NDAJ COVID-19 ËSHTË NJË PËRGJIGJE E DËSHTUAR!

VATRAT E TRANSMETIMIT TË COVID SOT NUK JANË VETËM SPITALET, ADMINISTRATA DHE BIZNESET, POR EDHE PARLAMENTI, BASHKITË DHE GJYKATAT! SIPAS DISA EKSPERTËVE TASHMË KEMI ARRITUR NË PIKËN E TRANSMETIMIT KOMUNITAR!

DERI TANI MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE KANË TREGUAR PAAFTËSI JO VETËM PËR TË ORGANIZUAR NJË PËRGJIGJE VIZIONARE DHE TË INTEGRUAR, POR EDHE PËR TË MËSUAR NGA GABIMET E TYRE.

ME GUSHTIN IKËN VAPA DHE VJEN STINA E RE E VIROZAVE. A DO TË SHËRBEJË NDONJË PREJ SHUMË PËSIMEVE TË MËSIPËRME SI MËSIM??!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...