Zjarret, Presidenti Meta vë në lëvizje institucionet Ministria e Mbrojtjes njofton konferencë për mediat në orën 15:00 dhe flet për zjarr vënie të qëllimshme

Hënë, 03 August 2020 12:49

Gjatë ditëve të fundit disa zona të vendit janë përfshirë nga zjarre masive. Në Mirditë dhe Gramsh situata është alarmante dhe po digjen disa hektarë pyje. Përkeqësimi i situatës në pyje, por edhe afër zonave të banuara ka sjellë sot reagimin e fortë të kreut të shtetit, Ilir Meta.

Në një deklaratë publike, Presidenti kërkoi nga autoritetet vendore që kanë përgjegjësi për territorin dhe institucionet e qeverisë që të marrin masa sa më parë për përballimin e situatës. Kreu i shtetit shprehet se ndërhyrja duhet urgjente jo vetëm për pasurinë natyrore, por dhe për ruajtjen e pronës dhe jetës së banorëve.

Pas apelit të kreut të shtetit janë vënë në lëvizje dhe institucionet kryesore të qeverisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftuan, pas deklaratës së kreut të shtetit, se në orën 15:00 do të dalin me deklaratë për mediat lidhur me atë që po ndodh në terren.

Ministria e Mbrojtjes flet për zjarrëvënie të qëllimshme, ndërkohë që deri më sot nga Policia e Shtetit nuk ka informacione për arrestime të personave që kanë vendosur zjarret.

Pylli me pisha në fshatin Siman në Gramsh është përfshirë nga flakët që prej mbrëmjes së 2 gushtit dhe ende nuk është shuar. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrëfikëset e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë. Një tjetër vatër zjarri është në në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, në Rubik, ku vazhdojnë të digjen pemët. Edhe këtu ende nuk ka pasur ndërhyrje profesionale për shuarjen e flakëve, të cilat nëse vazhdojnë mund të rrezikojnë dhe shtëpitë e banorëve.

Zjarre ka pasur dhe në pyjet mes fshatrave Lekël dhe Hormovë në Tepelenë. Të shtunën, 1 gusht, një zjarr i madh ra në pyllin e Sulit afër Devollit, si dhe në pyjet e Lezhës e Mirditës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...