Ylli Ndroqi takon gazetarët:Sulm politik/Kjo nuk është furtuna e parë, e as e fundit, vazhdoni me kurajo pranë problemeve të njerëzve

Tuesday, 04 August 2020 15:59

 

Në të dy televizionet Ora dhe Ora News puna nisi si zakonisht pa harruar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Të gjithë gazetarët, operatorët, teknikët administrata ishte në punë për të vijuar detyrën tonë, për të raportuar ngjarjet, problematikat dhe denoncuar skandalet. Për të thënë të vërtetat që shumë të tjerë nuk i thonë.

Dita nis me mbledhjen e zakonshme në redaksi, ku drejtori iu informacionit Brahim Shima ndau punët për ngjarjet që duhet të ndiqen gjatë ditës.

E ndërsa po jepeshin porositë për grupet e xhirimit, presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi mbërriti në redaksi për t’i përcjellë mesazhin se gjithçka do të shkojë në vendin e duhur.

Ylli Ndroqi: Ju jap kurajo të jemi më të përkushtuar për punën dhe tu tregojmë opinionit publik që jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën.

Për Ndroqin, ky nuk është sulmi i parë politik që i bëhet kësaj media madje nuk do të jetë as i fundit

Ylli Ndroqi: Me qetësi se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, po nuk patëm furtuna të tilla normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Për gati 13 vite une nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur problem edhe në kohën e PD-së, në kohën e PS-së, në kohën kur Rama ka qenë kryebashkiak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajt. Por më interesanti dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është sulm politik.

Presidenti u largua nga redaksia duke u përcjellë mesazhin të mos ndalin punën për t’u përcjellë qytetarëve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...