Spitali Covid 2 ka vetëm 10 shtretër të lirë, pse numri i të shtruarve është shumë herë më i madh se ai që raporton Ministria

E mërkurë, 05 August 2020 13:40

 

Spitali Shefqet Ndroqi, i cili prej disa javësh tashmë është shndërruar në Covid 2, është drejt ezaurimit të kapacitetit të plotë të tij. Burime bëjnë me dije për Fax News se nga 200 shtretër që ky spital ka në dispozicion, vetëm 10 kanë mbetur të lira, ndërkohë që në këtë spital janë duke u trajtuar rastet më të rënda.

Ajo që nuk thuhet në fakt, është se një pjesë e personave të shtruar në të dy spitalet Covid, qoftë në Infektiv, qoftë edhe në Sanatorium, tashmë janë negativ nga Covid, por për shkak të dëmtimeve të mundshme në mushkëri, apo në organe të tjera jetike, ata kanë ende nevojë për trajtim spitalor.

Në total në Sanatorium janë 50 pacientë me Covid, dhe pjesa tjetër janë ose negativ, ose kërkojnë trajtime që nuk kanë të bëjnë me rastet e koronavirusit.

 

Edhe në spitalin Infektiv ka ende persona që janë të dyshuar me Covid, dhe për këtë shkak numri i personave që raportohen ditë pas dite nga ana e ministrisë si të hospitaliuar është më i vogël. Në Infektiv nga 120 shtretër që janë gjithsej, 90 prej tyre janë të zëna.

 

Dje sipas MSH në të dy spitalet Covid, ishin duke marrë shërbim 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja për pacientët me Covid pas mbushjes së kapacitetit të Shefqet Ndroqit, pasi më shumë sesa ambientet, që janë parashikuar të jenë te ish-kirurgjia, problem mbetet dhe mungesa e stafit të kualifikuar. Derimë tani si staf rezervë janë menduar që të përdoren 30 vullnetarët që u kthyen nga Italia, të cilët kanë edhe një eksperiencë sado minimale në përballimin e rasteve Covid.

Një nga emrat që flitet se do të drejtojë spitalin Covid 3 është mjeku i Infektivit, Arjan Harxhi.

Ndërkohë që me ritmin e personave të prekur, dhe atë atyre që janë duke kërkuar ndihmë spitalore, situata duket se po shkon drejt një kolapsimi, dhe nuk do të jetë e largët dita kur të shohim pacientë që qendrojnë korridoreve, njësoj siç ndodhte në të gjitha vendet e tjera në nisje të pandemisë.

Nëse të gjitha vendet e zhvilluara morën masa që spitalet të ktheheshin në strehë të sigurta pëer pacientët, që kërkonin çfarëdo lloj trajtimi, në vendin tonë ndodhi e kundërta, dhe prej javësh qeveria, përveç masave për ndalimin e muzikës, nuk po ndërmerr asnjë nismë inteligjente për frenimin e përhapjes së virusit./faxweb.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...