Nga Tritan Shehu
Cuditerisht mbas vendimit te “clirimit” te laboratoreve nga pengesat anti shkencore e ndesh me te drejtat e qytetareve per testimet Covid“, vendosen mberthecka” krejt absurde, qe nuk hasen ne asnje nga vendet e BE, ShBA etj, ndoshta te Kim Jong-un.
Eshte realisht per te qeshur e per te qare:
—Ne testimet serologjike laboratoret lejohen te testojne vetem per antitrupat IgG e jo dhe ato IgM e IgA, qe sic duket i kap Neni 55! Nje absurditet i pa degjuar ky, qe vecse demton kerkimin, kliniken, nivelin shkencor e qytetaret.
—Per testimet serologjike e me tampon (molekulare) kerkojne certifikim CE e FDA, te dyja!!
CE eshte certifikimi europian, vetem me te cilen punohet ne vendet e BE. FDA eshte ai amerikan. Pse u dashkan te dyja kur njeri eshte krejt i mjaftueshem!?
Pa dyshim diku “fshihet lepuri” mbas ketyre pengesave absurde, qe ne fakt pengojne liberalizimin e nevojshem.
Dhe ne fund nje pyetje te riperseritur, por pa pergjigje: laboratoret shteterore, ai i IShP dhe i QSUT cfare certifikimi kane e me cfare kitesh kane punuar?!