Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se po planifikon ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë “Hoti”.
Një gjë e tillë u bë e ditur në konferencën e sotme të kësaj partie nga deputeti, Rexhep Selimi.
Selimi tha se VV-ja tashmë ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve.
“Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Selimi
Tutje, deputeti Selimi tha se pretendojnë t’i marrin votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë “Hoti”, pa specifikuar nëse kanë pajtimin e PDK-së.
Kurse deputetja Arbërie Nagavci e quajti qeverinë aktuale ” qeveri jokushtetuese dhe joligjore”.
“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që deshmoi se mund të qeverset me duar të pastërta”, tha Nagavci.
Kritika Vetëvendosje pati edhe për menaxhimin që kjo Qeveri po bënë me pandeminë Covid -19. Sipas deputetëve të VV-së vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare.
Kujtojmë se në mars të këtij viti ish- Qeveria “Kurti” ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i ate?hershe?m i saj, pas një seri përplasjesh me njëra tjetrën.