Genc Ruli:Shërbimi ndaj PD është detyrim moral dhe politik

E Enjte, 06 August 2020 20:36

 

U rikthye në selinë blu, 3 vjet pas kritikave të forta që i bëri Lulzim Bashës. Por akujt mes Genc Rulit dhe liderit demokrat janë shkrirë me shpejt. “Mund të kemi të paktën dy vjet që jemi ulur herë pas here. Ndjehem akoma më mirë kur shoh që ka vëmendje dhe ai më dëgjon në këto këshilla të mirat. Shërbimin në funksion të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira, e shoh si një detyrim moral dhe politik që kam në parti”,- shprehet Ruli.

Ish ministri i Berishës do të jetë në komisionin e vlerësimit të kandidatëve, por ai nuk ka ambicie për të qëndruar aktiv në politikë. “Unë përsëri nuk do të kandidoj për deputet, nuk do të pretendoj për të marrë pjesë në ekipet qeverisëse të PD-së, unë do të rri përsëri këtu në shtëpinë time,- tha Ruli”.

 

Deri në 15 shtator, komisioni do të vlerësojë rreth 2000 emra të propozuara nga baza demokrate. “Komisioni nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë revolucion në politikë. Eksperienca, karriera në PD, qëndrimet që ka mbajtur sidomos në betejat kyce të PD-së, për mua do të prevalojë si kriter”,- tha ai

Komisioni nuk do të japë mendim për kupolën drejtuese të demokratëve. Gjithsesi, Ruli lë të kuptojë se Berisha e ka marrë lavdinë nga politika. “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”,- deklaron Ruli.

Mes emrave të propozuar nga baza për tu bërë deputetë është edhe kritikja tjetër, Jozefina Topalli. Por Roli nuk jep një verdikt nëse ajo duhet apo jo të kandidohet. “Për gjykimin që do të bëhet për të, jam i detyruar të ruaj kodin e etikës së komisionit ku bëj pjesë”,- shprehet Ruli.

Por kritikë të tjerë, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami ende nuk kanë pasur kthesën e Rulit për të hedhur pas të shkuarën e për të bashkuar fuqitë demokrate kundër Edi Ramës. Sipas Genc Rulit, përgjegjësia mund të jetë e të dyja palëve.

“Unë mirëpres që Basha të ndërmarri, apo edhe ata të shprehen, sepse duhet të jetë reciproke, nëse duan apo jo të angazhohen në këtë proces elektoral, kur unë nuk them se janë të pandikueshëm dhe të padobishëm pozitivisht për këtë garë elektorale”,- thotë ai.

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, për Genc Rulin nuk dëmton demokratët, të cilëve ju sheh si favor rritjen e besimit në elektorat, shoqëruar me një qeveri të konsumuar, që po mban pushtetin, por nuk po qeveris.Abc News/Esiona Konomi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...