Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, denoncon në ‘Facebook” se “bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve narkotike”.
Teksa thekson se po konfirmohen denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës, ish-deputeti thekson se policia deshi të fshehë kapjen e kamionit me 370 kg droë dje në Doganën e Bllatës.
Postimi i ish-deputetit:
Bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve narkotike!
Konfirmohen denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës që po gëlon në të gjitha anët nga deti e nga toka …!
Ditën e djeshme u kap në doganën e Bllatës një sasi prej 370 kg kanabisi, por edhe pse u konstatua në mëngjes u bë publike në darkë vetë pasi e bënë publike mediat.
Kuptohet pritën të bëhen të gjallë pronarët, se si gjithmonë shoferi do e pësonte !
Si gjithmonë policia “ndoshta” deshi ta fshehte ngjarjen apo të ulte kilogramët…
…ashtu siç fshehu parcelën me rreth 300 rrënjë kanabis që u gjet në zabelet (kodrat) e Staravecit!
…ashtu siç po lejojnë parcelat në malet e Selishtës .
…ashtu siç po fshehin parcelat përgjatë luginës së Drinit nga Luznia , Çetushi , Muhurri, Fushë Alia e Zall Dardha.
A nuk duket kjo si një lojë që po e luajnë vetë drejtuesit e policisë ?
Që i lejojnë ta mbjellin, kujdesen ta korrin dhe pastaj kapin ato që duan vetë, pikërisht për tu hedhur hi syve Shqiptarëve !