Bizneset ulin qepenat, Braimllari: Qytetarët në varfëri ekstreme.Rama po lë rininë pa punë

Saturday, 08 August 2020 11:18

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, ka treguar sesi bizneset në qarkun e Korçës kanë ulur qepenat, pasi kanë falimentuar. Sipas tij, qeveria ”Rama 2”, po lë rininë pa punë. ”Qytetarët në qarkun e Korçës janë më të varfër se kurrë, të zhytur në varfëri ekstreme, të papunë dhe të pa shpresë”. Braimllari akuzon qeverinë se shkatërroi bujqësinë, ndaj ai thotë se LSI-ja ka një plan të qartë për hapjen e vendeve të punës.

Postimi i plotë

Bizneset ne qarkun e Korçes mbyllin qepenat. Te rinjte te pa shprese dhe pa pune. Qindra dhe mijera biznese ne qarkun e Korçes jane mbyllur per shkak te keqeverisjes dhe mungeses se menaxhimit te pandemise. Sot qytetaret ne qarkun e Korçes jane me te varfer se kurre, te zhytur ne varferi ekstreme, te papune dhe te pa shprese.

Te rinjte dhe te rejat e kane lene vendin si kurre me pare. Shpresa e tyre e vetme eshte puna sezonale ne Maqedonine e Veriut dhe Greqi edhe pse vendi yne ka resurse te jashtezakonshme. Ne po vuajme pasojat e nje qeverisje klienteliste dhe korruptive te Edi Rames.

Kjo qeveri nuk i krijoi kushte te rinjve per tu punesuar dhe jetuar ne vend. Shkaterroi bujqesine dhe falimentoi biznesin e mesem dhe te vogel. Levizja Socialiste per Integrim ka nje plan te qarte per te krijuar mundesi punesimi. Duke hapur vende te reja pune, duke investuar ne bujqesi dhe duke krijuar nje klime pozitive per biznesin e mesem dhe te vogel per t’i dhene frymemarrje ekonomise.

 

Modifikuar më Saturday, 08 August 2020 12:29
Login to post comments