Artisti Arben Bajo ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ të dikujt që ka kaluar koronavirusin.
53-vjeçari Bajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe i intubuar, duke luftuar me virusin e rëndë.
Arben Bajo është skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa janë kolegët dhe studentët e tij që bëjnë apel për ta ndihmuar.
Ai numëron disa ekspozita personale dhe kolektive, por tashmë ai ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë.