Po kalojmë nga rrënimi drejt kaosit dhe anarkisë

Hënë, 10 August 2020 10:19

 

Nga Kastriot Islami

1. Edi Rama është shkaktari, përgjegjësi dhe zullumqari kryesor për krizën shumëplanëshe që ka mbërthyer vëndin prej disa kohësh… Një krizë që ka paralizuar gjithcka, që po detyron shqiptarët të braktisin vëndin dhe ka vënë në rrezik pavarësinë e Kosovës, sovranitetin e Shqipërisë e stabilitetin e rajonit…

2. Mbi të gjitha kriza aktuale është morale sepse Sekti i Rilindjes i drejtuar nga Edi Rama jo vetëm është ngritur mbi themelet e së KEQES por e ka kthyer të KEQEN në Model Suksesi… Të aftët, të rinjtë dhe të kualifikuarit, pra “truri” i vëndit ndjehet i huaj në vendin e tij dhe pa asnjë perspektivë,; fatëkeqësisht, të gjithë këta kategori qytetarësh ndjehen si emigrantë në vëndin e tyre dhe gjejnë të vetmen zgjidhje te emigrimi…

3. Kris e gjatë shqiptare është institucionale e kushtetuese sepse vëndi është prej kohësh pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë…dhe pothuajsë të gjithë institucionet kushtetuese janë zaptuar nga Edi Rama, pra mund të thuhet se një individ ka kapur të gjithë shtetin…

4. Vëndi përballet po ashtu me një krizë të thellë përfaqsimi…Parlamenti është ilegjitim, me deputetë mediokër e me arsimim të dyshimtë e pa asnjë profil politik apo intelektual, në përbërje të tij ka shumë oligarkë e të korruptuar që kanë krijuar pasuritë e dyshimta nga lejet e ndërtimit, licensat, privatizimet, PPP-të, të gjithë klienteliste… shumë individë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë të të gjitha llojeve, sharlatanë politikë që shiten e blihen me para të pista, kukulla, manenikë e personazhe klienteliste që janë futur në parlament vetëm për të ngritur dorën sipas urdhërit e dëshirave të “sulltanit”…

5. Vëndi nuk qeveriset apo keqqeveriset prej më shumë se 7 vjetësh sepse qeverisja është e dështuar, e korruptuar dhe e lidhur ngushtë me kriminelët e trafikantët… qeverisja eshte antipopullore, duke tentuar ti nënshtrojë qytetarët përmes varfërimit apo ti detyrojë ata të emigrojnë nëse nuk i binden nënshtrimit…

6. Kriza aktuale është gjithashtu një krizë e rëndë demokracie, sepse demokracia në Shqipëri cilësohet me “dashamirësi” nga institucionet e specializuara ndërkombëtare si hibride por në realitet vëndi gjëndet nën një rregjim oligarkik e autoritar ku një grusht njerzish kanë kapur shtetin, duke grabitur pasuritë kryesore të vëndit, kontrolluar maxhorancën politike, biznesin e madh, median, shoqërinë civile, zgjedhjet dhe së fundmi edhe sistemin gjyqsor, e madje duke krijuar “opozitën fasadë apo fake-opozitën”….

7. Kriza është po ashtu e pluralizmit… Pluralizmi është rrënuar në ekstrem deri në kufijtë e monizmit.. Maxhoranca i ka mbyllur të gjithë hapsirat opozitës madje e ka dhunuar atë fizikisht në sallën e parlamentin dhe militantët e saj i ka sulmuar me gaz paralizues, duke e detyruar të largohet nga parlamenti… Po ashtu pushteti vendor është 100 përqind në duart e një partie të vetme, pas zgjedhjeve farse ku morën pjesë vetëm 10-12 përqind e votuesve…

8. Kriza është po ashtu krizë frike për jetën, pra krizë ekzistencailzmi… Pas krizës së COVID-19 dhe menaxhimit të saj “autoritar” e tërësisht aprofesional e të dështuar, Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, rezulton i rrënuar në aspektin ekonomik e social por edhe ne prag falimentimi në aspektin sanitar…Gradualisht Shqipëria është vëndi më i infektuar në Europë e për rrjedhojë edhe më i izoluari në rajon e kontinent….
9. Veprimet e fundit me ndryshimet e njëanëshme e arrogante të Kushtetutës nga Edi Rama jo vetëm kanë thelluar krizën shumëpalnëshe por e kanë futur vëndin në labirintet e diktaturës… “rrotacioni” politik ndonëse i qartë në kushte normale mbetet i rrezikuar; nëse kjo ndodh atëhere vendi mund të gjëndej i përfshirë në kaos e anarki, ose në një konflikt mes qytetarëve dhe rregjimit që po tenton me cdo kusht të ruajë pushtetin përmes ndryshimit të rregullave të lojës por me shumë gjasa edhe përmes veprimeve policore të dhunshme… Në këto rrethana vëndin gjëndet shumë pranë kaosin e anarkisë totale…nëse Rama tenton të pengojë “rrotacionin”…

10. Natyrisht pergjegjesine kryesore për situatën e krijuar e ka maxhoranca dhe vecanërisht Edi Rama që përmes veprimeve prej të sëmuri psikik po luan një lojë të rrezikshme thjesht për të siguruar një pazar, me lidershipin e opozitës apo më faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, që i garanton mosndëshkimim…
11. Në këtë rrethana një përgjegjësi e madhe historike i bie opozitës politike qe duhet të grumbullojë masivisht qytetarët për të shmangur kaosin e anarkinë por edhe për të gjetur zgjidhjet adekuate për të dalë nga kjo krizë dhe vendosur vendin në shinat e normalitetit…

12. Nga eksperienca 30 vjecare e demokracisë shqiptare, por jo vetëm, rezulton se vëndi nuk po del nga spiralja e krizave, madje po zhytet gjithnjë e më shumë, për shkak të mosndëshkimit të lidershipit drejtues të vendit, të korruptuar, të lidhur ngushtësisht me krimin e trafiqet dhe që gjithnjë ka tentuar e ka arritur të zaptojë e vendosë nën kontroll të gjithë institucionet e mbi të gjitha, kohët e fundit vecanërisht, ka penguar “rrotacionin” politik duke blerë votat e kërcënuar votuesit…

13. Pa ndëshkim të zullumqarëve nuk do të mund të shmanget rrenimi, kaosi dhe anarkia, që do të mund të ndodhin para ose gjatë zgjedhjeve nëse Edi Rama pengon “rrotacionin” por mund të ndodhin edhe pas zgjedhjeve nëse prioriteti i prioriteteve të qeverisjes së ardhshme nuk janë i) ndëshkimi përmes drejtësisë së pavarur i të gjithë zullumeve të Edi Ramës, bandës së tij e sharlatanëve të tjerë dhe ii) sekuestrimi i të gjithë pasurive e pronave të grabitura e të paligjshme të Edi Ramës, bandës së tij e sharlatanëve të tjerë, shkatërrimi i tyre dhe/ose shpërndarja e tyre në mënyrë transparente shtresave në nevojë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...