Edhe me firmën e babait të Edi Ramës/ Kërkohet nga SPAK të hetojë varjen e Havzi Nelës

Hënë, 10 August 2020 11:03

 

Ditën e sotme përkujtohet 32-vjetori i vdekjes së ish-poetit dhe intelektualit Havzi Nela, i cili u var nga autoritetet diktatoriale komuniste më 10 gusht të vitit 1988.

Pikërisht këtë datë historike ka zgjedhur edhe bashkëshortja e tij Ladije Nela për të kërkuar nga SPAK, hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ajo shprehet se përgjatë gjithë kësaj periudhe asnjë institucion drejtësie dhe qeverie nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë, urdhëruesit e varjes së poetit.

Kujtojmë që Havni Nela , pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit, të Spaçit e me pas në 10 gusht 1988 u ekzekutua me varje në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut. Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë.

Vetëm pas 30 vitesh, Bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

Gjithashtu kujtojmë se mes firmëtarëve të vulosjes së fatit të poetit Nela, ka qenë edhe babai i kryeministrit aktual të vendit, Kristaq Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...