Kriza në kufi/Meta thirrje qeverisë: Qëndrojini pranë qytetarëve, realizojani falas dhe në vendin ku ndodhen tamponët për COVID-19

Diel, 16 August 2020 12:55

 

Presidenti Ilir Meta në ditën e 5-të të krizës në kufirin me Greqinë, saktësisht në Pikat Kufitare i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të realizojë falas për emigrantët testimin si dhe në vendin ku ata ndodhen dhe po presin në radhë.

Sipas Metës, qytetarët shqiptarë s’mund të trajtohen pa atdhe apo pa shtet, si dhe i konsideron sit ë papranueshme aktet e forcës.

Më tej ai apelon që kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe për një zgjidhje të menjëhershme të situatës pasi këto imazhe turpërojnë imazhet e të dyja vendeve.

STATUSI NGA ILIR META

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Aktet e forcës janë të papranueshme!

I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

ÇDO QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET! 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...