“Ku është Rama? A e mbaroi plazhin?” Qytetarët sherr me policinë në Kakavijë

Diel, 16 August 2020 20:20

 

Debat i ashpër në Kakavijë mes drejtorit të Kufirit të Gjirokastrës, Arben Joço dhe qytetarëve që kanë ngelur të bllokuar. Joço deklaroi se nuk ka ende një njoftim për pezullim të punës nga ana e grekëve edhe pse po plotësohet numri 750. Ai theksoi se pret një përgjigje pozitive nga pala greke. Ndërkohë, qytetarët i kërkuan llogari se kur do të zgjidhet kjo situatë. Ata kërkuan edhe sqarime nga kryeministri Edi Rama.
Debati:
Arben Joço: Nga pala greke ka një limit prej 750 personash. Jemi në limitet e numrit por nuk kemi njoftim për mbyllje. Presim një përgjigje pozitive. E njëjta gjë lidhet dhe me Kapshticën, të njëjtat kritere, aty do të jetë 300 limiti. Aktualisht aty është pezulluar kalimi për në Greqi. Ne jemi gati të përballojmë fluksin. Nga dita e nesërme s’lejohet asnjë shtetas shqiptar rezident në Greqi pa test Covid negativ.

Qytetari: Tani nuk e dimë se çfarë do bëhet.

Joço: Edhe dje nuk kishte njoftim për natën, pra mbrëmë, por u dha.

Qytetari: Kryeministri e ka mbaruar plazhin, apo është në plazh? A jemi ne shqiptarë apo ça jemi? Kjo që po ndodh është katastrofë humanitare. Ku është kryeministri, ministri i Jashtëm? Çfarë iu kushton që ta hapim. Ne kemi ardhur të gjithë shëndoshë këtu dhe kemi rrezik të infektohemi.

Këto debate vijnë, pasi vijon kriza në kufirin me Greqinë. Tashmë, është bllokuar edhe pika kufitare e Kapshticës, pasi është plotësuar numri 300 udhëtarëve që kalojnë kufirin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...