Panariti:Borxhi i lartë publik është skllavërim i vendit

Hënë, 17 August 2020 09:26

 

Nga Edmond Panariti
Borxhi i lartë publik është skllavërim i vendit!
Pagesat e borxheve të huaja dhe e faturave të koncesioneve do ti “thajnë” paratë e buxhetit që në thelb janë paratë tona..
Janë paratë e shqiptarëve, paratë tona që do të paguajnë atë.
Sepse nuk ka burime të tjera!
Që do të pagojnë për “aventurat” financiare të tipit, pas meje le të bëhet qameti.
Borxhe, që po përdoren për investime jo produktive, për infrastrukturë rrugore jashtë standartit me çmime tre herë më të larta se mesatarja Evropiane. Ndërkohë që fqinji ynë jugor i ndërtoi rrugët dhe urat me paratë e Evropës.
Por nga do të dalin këto para?
Këto para do të dalin nga taksa më të larta,nga ngrirja e rrogave dhe pensioneve , nga shkurtimi i fondeve për shëndetësi, arsim. Bujqësi.
Derisa nuk mban më dhe të dalësh në ankand ndërkombëtar për shitje “me gjithë lecka”.

Por cilat janë pasojat?

Pasojat janë, rritje e varfërisë, papunësi, zbrazje e vendit.

Prandaj borxhi publik sa i gjithë prodhimi i përgjithshëm bruto është skllavëri, është pushtim pa armë

Presidenti Amerikan John Adams thoshte :
Ka dy mënyra për të pushtuar dhe skllavëruar një vend. E para me shpatë dhe e dyta me borxhe.
Ne po pushtohemi dhe skllavërohemi me borxhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...