Ndërhyrja e Janullatos për kaosin në Kakavijë, Meta: Ishte përgjegjësi e shtetit shqiptar, nga nesër do t’i çoj qeverisë…

Hënë, 17 August 2020 13:54

 

Presidenti Ilir Meta komentoi me tone të ashpra situatën kaotike të krijuar prej pesë ditësh në Kakavijë, ku mijëra qytetarë mbetën të bllokuar dhe vetëm mbrëmjen e kaluar arritën të kalojnë kufirin.
Kreu i Shtetit Shqiptar tha se përgjegjësia për këtë është e qeverisë shqiptare dhe veçanërisht e kryeministrit, që është njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm.
Mes të tjerash, Presidenti komentoi dhe ndërhyrjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për zgjidhjen e çështjes, duke thënë se grekët e bëjnë gjithmonë detyrën në mënyrë të jashtëzakonshme, ndaj dhe përgjegjësia është e shtetit shqiptar.
Pyetje: Cfarë hapash janë ndërmarrë për situatën në Kakavijë?
Meta: Nga ana e presidentit është ndërmarrë gjithcka. Ky nuk është një rast i ri, pasi kemi edhe ngjarjen që ndodhi në Kapshticë, ku shumë qytetarë mbetën për dy netë të tëra pa u sistemuar në territorin e vendit të tyre. Në të gjitha rastet presidenti ka bërë përpjekjet e tij që të parandalojë cështje të tilla, pa shkaktuar debate. Edhe pse qeveria duhet të ishte konsultuar me presidentin për ndryshimet në diplomacinë shqiptare në Greqi, edhe pse presidenti ka pas rezervat e tij për këtë sjellje, është treguar shumë bashkëpunues, duke shmangur bllokimet dhe debatet. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë. Kur pashë që iu vihej fati qytetarëve, e kisha për detyrë të përshkallëzoja shqetësimin. Nga nesër do t’i çoj një kaledar qeverisë për të parandaluar raste të tilla, duke pasur parasysh referencën e kalimeve në kufij gjatë këtij viti

Pyetje: Ndërhyrja e Janullatos, duket se roli i qeverisë dhe diplomacisë shqiptare është më i vogël se i Kishës…
Meta: Cdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim. Ne e dimë që grekët e bëjnë detyrën e tyre në mënyrë të jashtëzakonshme. Ishte dhe është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, përfshirë dhe presidentin, por në mënyrë të vecantë e qeverisë shqiptare. Kryeministri ka përgjegjësinë edhe si kryeministër, por edhe si ministër i Jashtëm. Ne e dimë shumë mirë kur është frekuenca më e lartë e qarkullimit të qytetarëve, ndaj nuk duhej krijuar kjo situatë e jashtëzakonshme.

Login to post comments