Mashtrimi tjetër i Ramës/ Nxjerr foton e para 2 muajve në Bullgari, sikur të ishte e sotmja

Hënë, 17 August 2020 17:11

 

Nuk është hera e parë që Edi Rama është kapur në mashtrim.

Ashtu si me videon ‘spanjolle’, këtë herë Rama është kapur në mashtrim me foton e radhëve të kamionëve në Bullgari.

 

Duke cituar një shkrim të gazetares greke ‘Ekathimerini’, Rama thotë se radha në Bullgari ishte 10 kilometra, por presidenti nuk fajësoi qeverinë.

Por Rama ka shitur si të sotëm, një shkrim të para dy muajve saktësisht 17 qershor 2020.
Ja çfarë postoi Edi Rama sot, 17 gusht 2020:

Ja çfarë shkruante gazeta greke ‘Ekathimerini’ në 17 qershor 2020:

Radhë të gjata dhe nerva në kufirin mes Bullgarisë e Greqisë

Qindra makina nga Bullgaria, Rumania e Serbia kanë formuar radhë të gjata në kufirin me Greqinë të mërkurën pasi Athina lehtësoi kufizimet e coronavirusit për të shpëtuar sezonin turistik të verës.

Radha e makinave të vogla u zgjat mbi 10 km në pikën e kalimit të kufirit Kulata-Promachonas, midis Bullgarisë e Greqisë, ndërsa radha e kamionëve shkoi mbi 15 kilometra, sipas dëshmitarëve.

"Njerëzit janë me nerva, sepse radhët janë të frikshme. Ne jemi me dy fëmijë, nuk e kishim idenë që do të ishte një makth i tillë”, tha një grua për radion publike bullgare BNR.

Greqia rihapi kufirin tokësor me Bullgarinë të hënën për turistët nga BE, pas tre maj mbylljeje për shkak të coronavirusit. Ajo ka lejuar hyrje edhe nga Serbia, por serbët përballen me kontrolle të gjata në kufi.

Edhe disa vende të tjera evropiane lehtësuan kontrollet në kufi të hënën teksa numri i rasteve të coronavirusit ka rënë pas mbylljes që goditi keq sektorin e turizmit.

Login to post comments