Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sërish për situatën në Kakavijë, duke nënvizuar se përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook ku shpërndanë edhe një video nga konferenca, kreu i shtetit thekson se e gjitha kjo është e pafalshme dhe e papranueshme sepse është vetëm papërgjegjshmëri!
Reagimi i plotë:
Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.
Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.
PËRGJEGJËSIA është VETËM MBI QEVERINË shqiptare dhe shtetin.
Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI!
Ju KËRKOJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme!