Në mes të ditës, në mes të verës, ata po përpiqeshin të dërgonin gati 180 kilogramë drogë në brigjet e Salentos, me një vlerë me çmim pakice përreth dy milion euro.
Në pranga përfunduan një italian dhe një shqiptar. Forcat detare pikasën një gomone prej rreth 6 metrash, ku edhe filloi ndjekja në det.
Inspektimi në bordin e anijes çoi në zbulimin e sasisë së madhe të drogës e fshehur në një fund të dyfishtë: 152 kilogramë marihuanë dhe 26 kg hashash.
Gomonia e përdorur për trafik droge, u sekuestrua, ndërsa dy kontrabandistët u arrestuan për posedim dhe trafik droge dhe u dërguan në burg.