Protestat e dhunshme/ Kreu i OSBE-së, Rama ofron ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Mesazhi që jep për Minskun

Hënë, 17 August 2020 21:29

Kryesia e OSBE-së vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën në Bjellorusi, teksa në këtë vend vazhdojnë protestat e dhunshme për shkak të manipulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili fitoi një mandat të gjashtë në zgjedhjet e javës së më shumë se një jave më parë.

download

Ne ritheksojmë shqetësimet tona për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht 2020, të cilat nuk mund të vëzhgoheshin nga Zyra e OSBE-së, përdorimi jo proporcional i forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet e tyre, torturat dhe keqtrajtimet e supozuara nga forcat e sigurisë”, thuhet në reagimin e Kryesisë së OSBE, e cila këtë vit mbahet nga Shqipëria.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon dialog të hapur dhe konstruktiv në këtë vend, si e vetmja mundësi rrugëdalje për situatën atje. “OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dhe të angazhohet me të gjithë aktorët e interesuar”, thuhet më tej në reagim.

Në vijim të deklaratës thuhet se një ofertë zyrtare është paraqitur për qeverinë bjelloruse për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde – të takohet me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.

“Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, thuhet më tej.

Login to post comments