Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kujtuar sot premtimet/mashtrimet e Edi Ramës.
Ky i fundit në fushë elektorale premtonte parajsën për shqiptarët, por ofroi vetëm krizë dhe ikje.
Dhjetëra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi nën qeverisjen 7-vjeçare të Edi Ramës.
Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:
7 vite më parë u premtonte shqiptarëve parajsën vetëm për të fituar pushtetin.
Nuk mbajti asnjë premtim, por zhvati gjithçka dhe zhyti vendin në krizë.
Kryeministri dhe qeveria në ikje janë mallkimi prej të cilit shqiptarët po largohen nga vendi. Këtë vit çdo ditë 20 shqiptarë kërkojnë azil në vendet e BE.
Kjo nuk është Shqipëria që ne duam.
Shqiptarët meritojnë liri, mundësi, dinjitet dhe normalitet. Plani ynë dhe gjithë energjitë tona kanë për qëllim t’iu kthejnë shqiptarëve punën, nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur.