Në lidhje me ndërmjetësimin që ofroi sot Rama si kryetar i OSBE për të zgjidhur çështjen në Bjellorusi, ish- zv.kryeministri i PD Genc Pollo i ka kujtuar një nga kushtet e vendosura nga KE për Shqipërinë në muajin prill.
Pollos i ngjan me situatën në Minsk me dhjetorin e 1990 në Tiranë dhe shpreson që OSBE të jetë e dobishme.
Por Pollo kujton një nga kushtet e Këshillit Europian në prill, që sipas tij shokët e partisë së kryetarit të OSBE, Edi Rama në Shqipëri duhet të dalin në gjyq për vjedhje votash, ndërkohë që vetë Rama i bën thirrje Presidentit bjellorus Lukashenko për zgjedhje të lira e të ndershme.
Postimi i plotë i Genc Pollos
Shpresoj që OSBE të jetë e dobishme për popullin bjellorus, për të drejtat e liritë e qytetarëve të atij vendi. Ngjarjet në Minsk më kujtojnë Dhjetorin 1990!
Por prit! Të shohim aktualitetin me sy të hapur e me këmbë në tokë.
Kryetari i Rradhës i OSBE-së, zoti Rama bën thirrje për zgjedhje të lira e ndershme në Bjellorusi
A mërzitet kush po t’ju kujtoj një fakt: që Këshilli Europian (liderët e Bashkimit Europian) vuri kusht në prill të këtij viti që shokët e partisë së Kryetarit të Rradhës duhet t? dalin në gjyq për vjedhje votash. Ky është vetëm një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave
Mendoni për këtë kur të mendoni për apelin e zotit Rama ndaj zotit Lukashenka.