Vasili:SPAK të hetojë Edi Ramën për krizën në kufi

Tuesday, 18 August 2020 12:52

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi nga SPAK hetimin e kryeministrit Edi Rama për krizën humanitare në kufi me Greqinë. Vasili u shpreh se opinioni publik është i shokuar nga publikimi i dokumenteve ku faktohej se Edi Rama kishte dijeni për bllokimin e kufirit, por nuk bëri dot asgjë.

“Të tërë shqiptarët janë të shokuar nga qëndrimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë lidhur me ngjarjen shumë të rëndë në Kakavijë, ku për ditë me radhë mijëra shqiptarë u lanë në mëshirë të fatit. Por të gjithë shqiptarët janë akoma më shumë të shokuar dhe kërkush nuk mund ta imagjinonte faktin e rëndë se qeveria shqiptare ishte informuar dy javë më parë më shkrim nga ambasada jonë në Athinë për vendimet e qeverisë greke lidhur me kalimin e qytetarëve në pikat kufitare”,- tha Vasili. Ai shtoi se “Ky informacion, ky njoftim me shkrim për vendimin që në datën 4 gusht të qeverisë greke, menjëherë në datën 5 gusht i njoftuar qeverisë shqiptare, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Edi Rama lidhur me këto rregulla, ku Ambasada shqiptare dhe ambasadorja Hobdari ka njoftuar saktësisht se cilat ishin rregullat e reja dhe natyrshëm masat që Shqipëria duhet të merrte për to”

Login to post comments