MAQEDONI E VERIUT
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti sot pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicionin që do të sjellë një rinovim i qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Ngërçi duket se është zgjidhur pas tërheqjes së BDI për kryeministër shqiptar.
Mediat maqedonase shkruajnë se në 4 vite nuk do të ketë kryeministër shqiptar por BDI duhet të kënaqet me Ministrinë e Brendshme por përflitet që do të ketë dhe një zv.kryeministër. Takimi mes dy krerëve të partive politike zhvillohet sot pasdite dhe pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes.