Nga Sali Berisha
Ky eshte Vaso Çubrillovici i Shqiptareve! Ne 4 vitet e fundit nga vendi jane larguar 420 mije qytetare shqiptar, prej te cileve 220000 mije kerkuan azil politik ne Gjermani dhe vendet e tjera anetare te BE.
Ai parakaloi dhe del perpara cdo vendi tjeter ne bote dhe renditet edhe vet para Asadit te Sirise.
Vetem ne vitin 2018 sipas zyres federale te statistikave te Gjermanise nga Shqiperia shkuan ne kete vend 1130 mjeke, pra aq sa jane diplomuar ne kater vite mjeke tek ne.
Ne zbatim te kesaj politike Zografi Bis:
1-vret çdo minute, çdo ore, çdo dite shpresen e shqiptareve
2-ne 7 vite ky shpresvrases jo vetem qe nuk rriti por pershkak te inflacionit uli me 15% rrogat e shqiptareve. 7 vite me pare rrogat ne Shqiperi ishin me te larta se sa ne Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova kurse sot Shqiperia ka rrogen mesatare me te ulet ne rajon.
Sot mjeku, infermierja, polici, ushtaraku ne Kosove marrin rroga dy here me te larta se ne Shqiperi.
3-ne 7 vite ky shpresevrases ka investuar ne te gjitha rrethet e Veriut te marra se bashku, pra ne tre qarqe me pak se sa ka investuar ne rrethin e Tepelenes. Ndaj dhe shperngulja masive e shqiptareve eshte nga zonat veriore dhe verilindore te vendit.
4- Ne 7 vite ky shpresevrases ka investuar ne rruge, shkolla, qendra shendetesore, sherbime, ferma, ujesjellesa te Shqiperise rurale 30 perqind me pak se sa ne qytetin e Durresit per te ndare parate me Gjushin. Ai rrenoi me shpejtesi sistemin e kujdesit shendetesor, arsimor dhe te sherbimeve ne teresi.
5-Vetem ne nje vit sipas statistikes zyrtare ky shpresevrases arrestoi 38 mij qytetare shqiptar, si asnje vend tjeter ne bote, vetem per faturat e energjise pra per çeshtje civile. Si ne asnje vend tjeter ne planet u arrestuan 22 mije shqiptar dhe mijera e mijera te tjere per faturat e ujit dhe shkaqe te tjera civile.
6- Ne keto 7 vite ai shkaterroi shtetin ligjor, sigurine juridike, sistemin e drejtesise i zevendesoi me narkoshtetin e pare dhe te vetem ne historine e Europes. Shqiperine e shnderroi ne vendin e karteleve te droges, qendren operacionale te krimit te organizuar nderkombetar, vendin me te korruptuar ne Europe dhe njerin prej me te korruptuarve ne bote!
Per te gjitha keto dhe shkaqe te tjera, Edvin Kristaq Zografi ka spastruar nga Shqiperia me shume qytetare se sa luftrat civile ne Siri apo Afganistan dhe Irak.
Çdo shqiptar qe e ndjen veten te detyruar ndaj ketij vendi duhet te ngrihet me te gjithe guximin per te shporrur nje minute e me pare Çubrilloviçin shqipfoles, Edvin Kristaq Tradhtari. sb