Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ishte sot në fshatin Dishnicë 3 kilometra nga Korça ku denoncoi mungesën e infrastrukturës rrugore.
Braimllari thotë se investimi i fundit në këtë fshat daton në vitin 2009 dhe shton se banorët nuk mund të kalojnë në rrugën kryesore të Dishnicës.
Më tej Braimllari akuzon qeverinë dhe Edi Ramën për mungesën e investimeve duke theksuar se politika e tyre ka marrë fund.
STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI
Jemi sot me Joanin në Dishnicë të Korçës ku pamë nga afër mungesën e infrastrukturës, ku pamë nga afër mungesën e zhvillimit të kësaj zone dhe mungesën e investimit nga Rilindja në këtë zonë.
Me Joanin po diskutonim që investimet reale më të fundit në këtë zonë janë bërë në vitin 2009. Pra një zonë 3 km larg Korçës ku nuk ka infrastrukturë. Një zonë 3 km larg Korçës ku banorët nuk kanë mundësi të kalojnë, duket shumë qartë se si është rruga në këtë zonë sot që është kohë e mirë, por imagjinoni se çfarë bëhet kur fillojnë reshjet.
Politika fasadë e Rilindjes ka marrë fund. Është koha e politikës së shërbimit ndaj qytetarëve. Sot më shumë se kurrë Dishnica dhe e gjithë Korça, kanë nevojë për mbështetje dhe për investime konkrete. Nuk kanë nevojë për shoë dhe për një politikë fasadë. Edi Rama dhe Rilindja kanë marrë fund, sepse politika e tyre e fasadës, nuk është politika e shërbimit qytetar. Sot është koha t’i shërbejmë qytetarëve.
#shqiperia_shtepia_juaj🇦🇱