Tavo:SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës

E mërkurë, 19 August 2020 17:43

 

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo përmes një postimi në facebook, thotë se SPAK duhet të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës. Sipas tij, po të mos ishte media dhe gazetarët që pasqyruan skenat dramatike në Kakavijë qeveria as që do i prishte pushimet e saja. ”Kjo qeveri nuk subvencionon tamponet e emigrantëve në kufi. 500 euro duhet të paguajë një familje prej 4 vetash për tampone në mënyrë që të kalojë kufirin. Ndërkohë që shtetet ku ata shkojnë ua bëjnë falas. Kjo qeveri jo vetëm që nuk kujdest por edhe po i zhvat shtetasit e vet. U njoftua që më 5 gusht për kushtet e kalimit të kufirit e nuk bëri asnjë lëvizje por shkoi me pushime”.

Postimi i plotë

SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës.

📌 Po të mos ishte media dhe gazetarët që pasqyruan skenat dramatike në Kakavijë qeveria as që do i prishte pushimet e saj!

📌 Qeveria i trajtoi shtetasit e saj si bijë të mohuar, duke i zhvatur me 120 euro për tampon, duke i lënë të painformuar mbi rregullat e kalimit të kufirit, duke mos u siguruar as kujdes shëndetesor apo ushqimor, e madje më keq, duke ua vënë fajin shtetasve të vet për rrdhën e gjatë, duke rrezikuar jetën e tyre, e duke lejuar të krijohen situata siç ishte humbja e jetës së një 10 vjeçari. Dhe pas së gjithë kësaj drame kryeministri doli e mashtroi paturpërisht me fotografi të viteve më parë e duke i shitur ato si të tanishmet.

📌 Ishte një gazetare që shpëtoi jetën e foshnjes 11 muajshe në këtë video.

📌 Kjo qeveri nuk subvencionon tamponet e emigrantëve në kufi. 500 euro duhet të paguajë një familje prej 4 vetash për tampone në mënyrë që të kalojë kufirin. Ndërkohë që shtetet ku ata shkojnë ua bëjnë falas. Kjo qeveri jo vetëm që nuk kujdest por edhe po i zhvat shtetasit e vet. U njoftua që më 5 gusht për kushtet e kalimit të kufirit e nuk bëri asnjë lëvizje por shkoi me pushime.

📌 SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...