Presidenti Meta: Mbështes qëndrimin e BE. Qytetarët e Bjellorusisë, si në gjithë vendet nën regjime, meritojnë zgjedhje të lira

E mërkurë, 19 August 2020 20:35

residenti Ilir Meta ka reaguar për qëndrimet e Këshillit të Europian lidhur me zhvillimet në Bjellorusi. Kreu i shtetit shprehet se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”,- deklaron Presidenti Meta.

 

Ditën e sotme Këshilli Europian deklaroi se nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, duke i cilësuar ato jo të lira dhe jo të ndershme. Vendimi vjen pas akuzave të opozitës bjelloruese për manipulim të zgjedhjeve nga qeveria e Aleksandër Lukashenkos.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...