VOA:Qeveria e re në Maqedoni,emrat

E Enjte, 20 August 2020 08:38

Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në takime të ndara në Shkup dhe Tetovë vendosën të mërkurën në mbrëmje për emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit qeveritar.

Oliver Spasovski, aktualisht kryeministër i qeverisë teknike do ta marrë në drejtim Ministrinë e Punëve të Brendshme, post që e kishte mbajtur edhe para se të vinte në drejtim të ekzekutivit. Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Bujar Osmani, i BDI-së, hera e parë që një shqiptar ka këtë post në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, postin më të lartë në ekzekutiv nga radhët e BDI-së, do ta ketë Artan Grubi – bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Ali Ahmeti – si zëvendës kryeministër i parë dhe drejtues i Ministrisë për Sistem Politik.

Nikolla Dimitrovi do të drejtojë Sekretariatin e Çështjeve Evropiane Radmilla Sheqerinska do të vazhdojë të mbajë postin e Ministres së Mbrojtjes dhe Venko Filipçe atë të Shëndetësisë. Bojan Mariçiç, këshilltar i zotit Zoran Zaev do të jetë në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Mila Carovska do të jetë ministre e Arsimit, ndërsa Irena Stefovska vjen në krye të Ministrisë së Kulturës. Jagoda Shahpaska, ish-deputete do të bëhet ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Bllagoj Boçvarski nga kryetar i Komunës së Shtipit propozohet për ministër të Transportit dhe kryetari i Liberal-demokratëve Goran Milevski propozohet për ministër të Pushtetit Lokal, një post që e drejtoi edhe në qeverinë në largim.

Fatmir Bytyqi i LSDM-së do të jetë Zëvendës-kryeministër i ngarkuar për çështje ekonomike, ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Lupço Nkollovski, për Zëvendës-kryeministër që do të marrë në drejtim bashkërenditjen e shërbimeve inspektoriale dhe luftën k.undër korrupsionit.

Nga BDI-ja, Fatmir Besimi propozohet për Ministër të Financave. Ai ka drejtuar në të kaluarën disa ministri dhe poste të tjera të larta. Kreshnik Bekteshi mbetet në Ministrinë e Ekonomisë, teksa Naser Nuredini në atë të Ambientit Jetësor.

BDI-ja ende nuk ka vendosur nëse Ministrinë e Shoqërisë Informatike do ta drejtojë zëvendës-ministrja në largim e Financave Shiret Elezi, apo një kuadër tjetër partiak.

Lëvizjes Besa, e cila doli në koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e 15 korrikut, pritet t’i lihet Ministria e Bujqësisë dhe Arianit Hoxha ta marrë drejtimin e këtij dikasteri.

Pasi parlamenti të mblidhet së shpejti dhe ta rizgjedhë Talat Xhaferin për kryetar, pritet që gjatë javës së ardhshme mandatari Zoran Zaev t’ia paraqesë parlamentit kandidatët për ministra dhe programin e kabinetit të tij qeveritar.

Shumica e re parlamentare do të ketë 62 ligjvënës, të mjaftueshëm për miratimin e qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...