Koordinatori i LSI-së në Korçë, Petrika Mele: Zero investime në arsim. Babëzia e Rilindjes e ka lënë fshatin në mëshirë të fatit

E Enjte, 20 August 2020 09:42

 

Koordinatori i LSI-së në Korçë, Petrika Mele, shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka qenë në fshatin Barç të Korçës.

Ata kanë denoncuar shkatërrimin total të shkollës në atë fashat, i cili ndodhet vetem dy kilometra larg qendrës së Korçës

“Zero investime nga Rilindja në arsim. Mungon uji i pijshëm, mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza, mungon ndriçimi publik, mungon infrastruktura rrugore. Por ajo ç’ka nuk mungon është korrupsioni i strukturuar në çdo qelizë të Rilindjes si në nivel qendror, po ashtu edhe lokal“, -shprehet Mele në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë në Facebook:

Ndodhemi vetëm 2 km larg qendrës së Korçës, në fshatin Barç.
Godina mbrapa nesh, totalisht e shkatërruar dhe tepër e rrezikshme për jetën është shkolla “Mehmet Fejzolli”. 0 investime nga Rilindja në arsim.
Pikërisht kjo infrastrukturë që na kthen shumë mbrapa në kohë, në mesjetën e largët, është dëshmia e gjallë se ku është katandisur arsimi në Shqipëri. Mungon uji i pijshëm, mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza, mungon ndriçimi publik, mungon infrastruktura rrugore. Por ajo ç’ka nuk mungon është korrupsioni i strukturuar në çdo qelizë të Rilindjes si në nivel qendror, po ashtu edhe lokal. Babëzia e Rilindjes është ajo që e ka lënë Barçin sot në mëshirë të fatit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...