Berisha:Komisioni i vetingut te narkopolicise me dy standarte. Njeri i ligjit tjetri i Gjeneral Hashashit.

E Enjte, 20 August 2020 11:09

Nga Sali Berisha

Komisioni i vetingut te narkopolicise me dy standarte. Njeri i ligjit tjetri i Gjeneral Hashashit.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Të nderuar anëtarë të KJV.
KJV thoni ju, është organ i krijuar nga ligji Nr. 12/2018 datë 5.3.2018 "“Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” I ndryshuar.
Po në këtë ligj në nenin 38/g thuhet
g) verifikimin nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ose e i thënë qartë në mënyre shterues të këtij neni (bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë së Shtetit).
Ju sot të nderuar anëtarë të KJV dhatë një vendim për subjektin e vlerësimit kalimtar z. Gjovalin Loka pozitiv, ku e konfirmuar në detyrë.
Si një ish punonjës policie, taksapagues dhe qytetar i Republikës së Shqipërisë kam disa pyetje për ju.
1.A e keni lexuar dosjen personale të subjektit për vlerësim, (në dijeni time z. Loka ka mbaruar shkollën e Sigurimit dhe është titulluar oficer I sigurimit të shtetit) ?
2.A e keni lexuar ligjin Nr. 12/2018 datë 5.3.2018 "“Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”? I ndryshuar.
3.Ne ndërgjegjen tuaj ky vendim a është i drejtë?
4.A do ndiqet i njëjti standard me të gjithë punonjësit e policisë? (apo ca të nënës e ca të njerkës e thënë shqiptarçe).
Po kur do bëhet ky vend ynë, që të gjithë të jemi të barabartë para ligjit dhe ligji të jetë mbi të gjithë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...