“Zini hundën me dorë dhe…”- Pollo kujton deklaratën e Ramës: Edhe sot, BE përkrah kryesinë e OSBE, por do operojë me Suedinë për Bjellorusinë

E Enjte, 20 August 2020 18:35

Teksa Bashkimi Evropian mbështet kryesinë e OSBE-së për të ndërhyrë për zgjidhjen e konfliktit politik në Bjellorusi pas zgjedhjeve të 9 gushtit, ish-deputeti demokrat, Genc Pollo kujton një deklaratë të kryeministrit Edi Rama rreth 20 vite më parë.

pollo“Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)”- kujton Pollo deklaratën e Ramës kur ishte kryetar bashkie.

Sipas tij, edhe BE gjendet në të njëjtën situatë kur mbështet kryesinë e OSBE-së drejtuar nga Shqipëria, megjithatë shton ai, ka zgjedhur operojë me Suedinë, vend i cili merr vitin e ardhshëm drejtimin e Organizatës me 57 vende anëtare.

Reagimi i plotë i Pollos:

Dikur, para afro 20 vjetësh e në kohë fushate, Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, u bënte të vetëve thirrjen e famshme italiane të pas luftës: “Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)”

Sot edhe udhëheqësit e BE thonë se duhet përkrahur kryesia e OSBE edhe po na u desh të zëmë hundën me dorë.  Por meqë Bjellorusia është çështje e madhe e nuk duam risqe ne fakt do të operojmë me Suedinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...