“Bizneset në gjendje të vështirë, energjia elektrike 30-40% më shtrenjtë”, PD: Ulja e çmimit, pikë kryesore e planit për rimëkëmbjen

Premte, 21 August 2020 11:41


“Energjia elektrike është një nga faturat që rëndon më shumë biznesin”. Kështu deklaron Partia Demokratike, teksa përfaqësuesi i saj Eno Bozdo ka parë nga afër gjendjen e bizneseve.

“Energjia është shtrenjtuar 30-40% më shumë”- tha pronari i një dyqani mishi, që punon gjithë kohës me strukturë frigoriferike.
Sipas PD, fatura me çmimin e rritur të energjisë, tani po ndjehet edhe më shumë, për shkak të rënies drastike të xhiros. Bozdo theksoi se në planin e PD për rimëkëmbjen, ulja e çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin është një nga pikat kryesore.
DEKLARATA E PËRFAQËSUESIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO
Në vitin 2013-të Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se do të ulte çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe për biznesin. Në 2015-ën, ai realizoi rritjen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike për të dy kategoritë. Sot Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të Zi. Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria renditet e 21-ta në Europë, duke lënë mbrapa, pra duke patur çmim më të shtrenjtë të energjisë elektrike, vende të zhvilluara të BE si Gjermania, Franca, Hollanda, Suedia, Anglia etj.

88% e familjeve shqiptare dhe 100% e bizneseve, sot paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Një familje shqiptare paguan mesatarisht 64 mijë lekë të vjetra në vit më shumë. Bizneseve u është rritur çmimi me mesatarisht 20%. Fashat të caktuara të biznesit shkojnë në rritje të çmimit nga 35 deri në 40%.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, anketimit mbi ndërmarrjet, 43% e kompanive që operojnë në Shqipëri e cilësojnë furnizimin me energji elektrike si pengesën kryesore të të bërit biznes. Kjo shifër 7 vite më parë ishte vetëm 20%.

52% e kompanive deklarojnë që kanë një gjenerator, sepse vuajnë nga ndërprerjet e shpeshta dhe tensioni i ulët i energjisë elektrike. 18.6 ditë i duhet një biznesi për t’u lidhur në rrjet, ndërkohë që 7 vjet më parë kjo shifër ishte vetëm 10 ditë.

Biznesi shqiptar vuan nga sistemi i energjisë elektrike. Sot përllogaritet, sipas raportit të BB, që 2% e prodhimit të ekonomisë shqiptare humbet si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike. Është afërsisht një shifër 200 milion euro në vit, një shofër e stërmadhe po të mendojnë se vetëm 100 milion euro qeveria shqiptare ka dhënë ndihmë reale për biznesin këtë vit për t’u përballur me pandeminë.

Pra e ashtuquajtura reformë në sistemin e energjisë elektrike, propaganduar me forcë nga Edi Rama dhe maxhoranca, ka dështuar totalisht.

Partia Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron sektorin e energjisë elektrike jetik dhe strategjik. Ne kemi një plan të detajuar për rimëkëmbjen ekonomike.

Plani ynë do të sjellë jo vetëm uljen e ndjeshme e të menjëhershme të çmimit për konsumatorët familjarë dhe për bizneset, por do të realizojë mirëmenaxhimin e të tre kompanive që operojnë në këtë sektor, duke çrrënjosur përfundimisht nepotizmin dhe veçanërisht megakorrupsionin që ka kapur sektorin si tipar dallues i qeverisjes Rama

Modifikuar më Premte, 21 August 2020 11:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...