Ardian Dvorani kërkon rikthimin në KED. Berisha: Vendi i tij është në qeli!

Premte, 21 August 2020 15:29

 

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka kërkuar sot rikthimin në detyrën si anëtar i KED. Dvorani u largua nga KED pasi kishte mbajtur mandatin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, raporti i Komisionit të Venecias e bënte atë përgjegjës për krijimin e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje kërkesën e re të Dovranit për t’u kthyer në KED. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se Dvorani e ka vendin në burg, pasi sipas tij fshehu 100 milionë lekë ne procesin e vetingut si dhe ka dhunuar ligje e Kushtetutë.

“Adrian Dvorani po kërkon KED! Ai me mbështetjen e narkomafies me në krye Edvin Hajdutin, kërkon të rikthehet ne Komisionin e Emërimeve në Drejtësi, KED. Miq, ju duket e pabesueshme, por ish-gjykatësi që qëndroi në detyrë 7 vjet pa mandat, që ka vendin në qeli sepse fshehu 100 milionë lekë në procesin e vetingut, që vendoste për vite në Gjykatën e Lartë me tezakun e tij, që dhunoi ligje dhe kushtetutë në krye te KED, konstatuar kjo edhe nga Komisioni e Venecias, kërkon te rikthehet në krye të KED për të vazhduar misionin e tij në shërbim të partisë”,- shkruan Berisha.

Ai shton se vendi i Dvoranit, për shkeljet ligjore që ka bërë, është në burg. “Me këtë kërkesë mafiozi Dvoran dëshmon për të shumtën e të shumtën herë se jo ligji, kushtetuta, por krimi dhe keqperdorimi i tij janë etje e pashuar e tij. Nëse ka blerë apo rregulluar me urdhër të Edvinit ndonjë anëtar në KED nuk mund të them, por atë që mund te themi miq është se ky dhunues i ligjeve dhe kushtetutës, vendin e ka në biruce”-shkruan Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...