Presidenti Ilir Meta iu uron të gjithë besimtarëve bektashinj festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Teksa sjell në vëmendje disa vargje kushtuar Abaz Aliut, Kreu i Shtetit përcjell urimin e tij, duke thënë se “vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”
Mesazhi i Metës:
Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!
Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike! 🇦🇱