Nga Oerd Bylykbashi
Mire u ngordhi lopa, po s’i lene rehat as mizat!
(proverb bjellorus)
Ne fillimin e shtatorit 2001, bashke me dy kolege te tjere nga Shqiperia, Elsa Ballauri dhe Maksim Shimani, iu bashkova si vezhgues afatshkurter Misionit Nderkombetar te Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Bjellorusi. Ishte tentativa e Lukashenkos per nje mandat te dyte si president.
Asokohe punoja ne OSBE dhe kisha eksperiencen e fresket te zgjedhjeve skandaloze parlamentare me 5 raunde votimi te 2001, ato me Dushk ku me nje truk PS i vodhi opozites 9 mandate, kandidate te pavarur fallco (ministra qe regjistroheshin si te pavarur per te mashtruar sistemin), rrahje komisioneresh nga policia, qindra police, SHISh apo tanke neper rruge, kuti votimi qe zhdukeshin dhe gjendeshin te shqyera, kuti votimi qe hapeshin ne anesore dhe nderroheshin procesverbalet rruges per ne qender, KQZ dhe komisione qe kontrolloheshin te gjitha 5:2 nga qeveria socialiste, Gjykate Kushtetuese qe i hiqte mandatet deputeteve te opozites dhe urdheronte rivotim qe me pas fitohej nga qeveria. Po kishim edhe lista zgjedhesish te manipuluara ku rreth 150 mije zgjedhes nuk figuronin fare ne regjistrat e gjendjes civile pra zgjedhes zombi qe ne fund rezultonin te kishin votuar, zonat zgjedhore krejtesisht te manipuluara ne favor te qeverise saqe ne veri opozites i duheshin me shume vota per te zgjedhur nje deputet sesa i duheshin qeverise ne jug. Nuk mbaron ketu katalogu i manipulimeve.
Ja, me kete “bagazh dijesh” isha i armatosur, une vezhguesi i thjeshte i OSBE/ODIHR-it
Fati e deshi te isha vezhgues ne distriktin me qender qytetin Brest. Por rastesia me solli lajmin qe Brest ishte qyteti ku para pak ditesh filluan protestat kunder regjimit te fundit diktatorial ne Evrope.
Lajmet e ketyre diteve me kujtuan eksperiencen e zgjedhjeve te shtatorit 2001 ne Bjellorusi. Na thane te benim kujdes se Lukashenko e paraqiste ODIHR-in si “djalli” qe kishte ardhur te prishte Bjellorusine. Asokohe perendimi kishte dominance ne OSBE dhe nuk i kishte hyre shejtani akoma. Ato dite pame manipulime aq te trasha saqe dukeshin brutale dhe foshnjarake. Krahasuar me ate qe kisha pare ne qershor-gusht te atij viti ne Shqiperi, Lukashenko dhe shpura e tij post-sovjetike kishin mungese te theksuar “fantazie” ne manipulimin e zgjedhjeve perballe ustallareve socialiste ne Shqiperi. Ne perfundim Lukashenko u rizgjodh per nje mandat te dyte me me shume se 85% te votave. Nuk e turperonte veten me pak ai.
Ne kthim me disa kolege te huaj diskutonim per manipulimet qe kishim pare. Duke qeshur hidhur u thash: “Keto qe pame ishin si ushtrime per nivel kopshti, manipulime krejt te trasha. Duhej te vinit ne Shqiperi ne qershor te shihnit manualin me titull “Si te manipulosh zgjedhjet””.
Ate dite ishte 11 shtator 2001. Pak ore me vone, rrezimi i dy kullave binjake ne New York do te ndryshonte boten. E ku e imagjinoja dot une ate dite qe bota do te ndryshonte aq sa vete ustai i manipulimit te zgjedhjeve ne Shqiperi, do te udhehiqte OSBE, do te jepte bekimin per raportin e vezhgimit te zgjedhjeve te manipuluara bjelloruse dhe madje do te guxonte te ndermjetesonte zgjidhjen e krizes pas rrahjes brutale te protestuesve.