“Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në botë”, ish-ministrja për raportin e OBSH: Duhet të merren masa urgjente!

Hënë, 24 August 2020 10:49

 

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga OBK ku theksohej problemi i mungesës së mjekëve në vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjosha shkruan se prej vitesh tashmë po largohen me mijëra mjekë dhe infermier, të detyruar nga mungesa e Infrastrukturës spitalore, mungesa e vlerësimit financiar dhe profesional. Sipas saj, ky është një moment kritik kur duhet të merren masa urgjent për plotësimin e stafit me mjekë profesionistë

REAGIMI I GJOSHËS
Mungesa e mjekëve në Shqipëri është një problem i theksuar edhe nga OBSH. Prej vitesh tashmë po largohen me mijëra mjekë dhe infermier, të detyruar nga mungesa e Infrastruktures spitalore, mungesa e vlerësimit financiar dhe profesional.

 

Ky është një moment kritik kur duhet të merren masa urgjent për plotësimin e stafit me mjekë profesionistë. Përcec emergjencës të krijuar nga Covid, edhe të sëmurët kronikë kanë nevojë për përkujdesje të vecantë! Buxheti i vitit të ardhshëm duhet ta reflektojë këtë problematikë dhe t’i japë zgjidhje kësaj plage të rëndë në sistemin shëndetësor!

Motoja jonë duhet jetë “Shëndeti vjen i pari”, por kjo nuk bëhet me fjalë dhe show, ajo kërkon mbështetje reale nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe arsimit me standarte për të prodhuar breza të aftë profesionalisht!

Modifikuar më Hënë, 24 August 2020 11:06
Login to post comments