Ish ministri i shendetesise Vangjel Tavo, ka hedhur akuza te forta ndaj qeverise ”rilindase” te Rames.
Nepermjet nje postimi ne fb Tavo, ka reaguar pas publikimit te raportit nderkombetar te OBSH-se, ku e rendit Shqiperine ne vendet me numrin me te ulet te mjekeve ne bote.
Ja postimi i Tavos:
Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës e Indisë.
Ndaj largohen mjekēt. I kanë denigruar me paga skandaloze, pa mbështetje, pa mjetet dhe mbrojtjen e duhur.
SKANDAL
Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Greqia me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.
Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane (disa kanë edhe më pak se 1 mjek për 10 mijë banorë, psh në Kongo me 0.7 mjekë). Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.Afganistanit (2).